Pėrfaqėsuesit e policisė britanike kanė zbuluar se njė numėr i caktuar i fėmijėve tė shkollave fillore prej moshės vetėm dhjetėvjeēare, nė hapėsirat e popullarizuara tė uebit pėr shoqėrim, shtiren si pedofilė, e krejt kėtė e bėjnė pėr ti frikėsuar bashkėmoshatarėt e tyre.
Zėdhėnėsi i policisė sė Devonit dhe Cornwallit ua ka tėrhequr vėmendjen prindėrve tė pėrcjellin fėmijėt e tyre nė internet, sepse kanė parė fillimin e njė trendi tė ri nė mesin e fėmijėve tė kėtij qyteti britanik njė numėr i caktuar i tyre nė shėrbimet Bebo apo nėpėrmes rrjetit MSN shtiren se janė pedofilė.
Nė tė njėjtėn kohė ata u tėrheqin vėmendjen prindėrve pėr atė se fėmijėt e tyre nė internet i viktimizojnė edhe tė sėmurėt e vėrtetė, dhe se kjo ėshtė hera e parė qė kanė parė njė formė tė kėtillė tė keqpėrdorimit cyber nė mesin e fėmijėve.
Nė kėtė muhabet janė kyēur edhe pėrfaqėsuesit e Qendrės Child Exploitation and Online Protection Center tė cilėt kanė deklaruar se nė pėrvojėn e tyre kanė parė shumė forma tė keqtrajtimit cyber nė mesin e fėmijėve tė shkollave fillore dhe tinejxherėve, mirėpo njė rast si ky nuk kanė parė mė herėt.
Qė fėmijėt tė shtiren se janė pedofilė, duket bukur ekstreme dhe pėr brengosje dhe nevojiten qė qysh nė fillim tė kėtij trendi bizar tė ndėrmerren hapat e duhur, ka shtuar zėdhėnėsi i Qendrės Child Exploitation and Online Protection Center.