ShKuPi
 
HomeHome  PortalPortal  CalendarCalendar  FAQFAQ  SearchSearch  MemberlistMemberlist  UsergroupsUsergroups  RegisterRegister  Log inLog in  

Share | 
 

 Mark Zuckerberg, ideja qė e bėri miliarder !!

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
fRoD
Administrator


Number of posts : 87
Age : 21
VenDi : shkup
Registration date : 2008-03-28

PostSubject: Mark Zuckerberg, ideja qė e bėri miliarder !!   Fri Apr 04, 2008 1:29 pm

Mark Zuckerberg, vetėm 23 vjec, ėshtė mė i riu nė klasifikimin e mė tė pasurve nė botė, tė publikuar nga revista prestigjioze “Forbes”.
Quhet Mark Zuckerberg, 23 vjeē, student nė Harvard. Ėshtė shpikėsi i komunitetit nė rrjetin ‘facebook’ dhe pavarėsisht moshės sė re, ka nė portofolin e tij njė pasuri personale tė vlerėsuar rreth 1.5 miliardė dollarė.

Origjina
Ka lindur mė 14 maj 1984 nga njė familje me edukim tė mirė dhe qė kėrkonte t’i jepte njė shkundje jetės sė tij studentorė nė Harvard. Ia arriti duke shpikur ‘facebook’, njė network shoqėror qė aktualisht mbledh rreth 8 milionė studentė tė shpėrndarė nėpėr 2000 kampuse dhe shumė mė tepėr njerėz anekėnd botės. Sė bashku me shokėt e tij tė shkencave kompjuterike dhe gjithashtu dhe ata tė dhomės si, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz e Chris Hughes, arriti tė ndėrtojė njė ndėr rrjetet mė tė klikuara shoqėrore, qė pati njė shpėrndarje tė madhe nė tė gjithė Amerikėn dhe jo vetėm. Njė projekt i parė si detyrė kursi, u lejoi atyre tė shikonin listat e studentėve tė regjistruar nė klasa tė njėjta nė Harvard. Mė tej vijnė pėrpjekjet pėr ta pėrmirėsuar dhe pėr ta hedhur on-line kėtė projekt, gjė qė u bė e mundur nė 4 shkurt tė vitit 2004, ku facebook.com prodhimi pėrfundimtar i projektit u lancua nga dhoma e tij. Pati njė sukses vėrtet tė madh nė Havard, me 2/3 e studentėve tė regjistruar qė nė javėt e para. Kjo bėri qė Zuckerberg tė vendoste tė shpėrndante facebook-un dhe nėpėr universitete tė tjera si Stanford, Columbia e Yale dhe kolegje tė tjera nė Boston. Nė verėn e vitit 2004, dy shokėt Zuckerberg dhe Moskovitz transferohen nė Kaliforni me planet pėr t’u rikthyer nė Harvard nė vjeshtė, por mė pas vendosėn tė qėndronin dhe tė merrnin njė leje nga universiteti. Nė Palo Alto, (Kaliforni) gjithēka nisi me njė shtėpi me qira, ku pak muaj mė vonė do tė hapnin edhe zyrat e tyre tė para. Sot kompania disponon katėr ndėrtesa nė qendėr tė kėsaj zone, duke formuar atė qė Zuckerberg e quan “qyteti-kampus”
Pėrplasjet
Gjatė rrugės drejt suksesit dhe tė bėrit miliarda faqe idesė sė tij pėr sitin shoqėror ‘facebook;, Mark Zuckerberg ka qenė disa herė i akuzuar pėr shkelje tė privacisė dhe shkelje kontrate. Nė projektin e parė kur ai ishte ende njė student nė Harvard, katėr orė pėrpara se versioni i tij tė hidhej on-line, u tėrhoq nga funksionarė administrativė. I dėrguar pėrpara kėshillit tė administrimit tė universitetit tė Harvardit, ai u akuzua pėr shkeljen e sigurisė sė kompjuterave dhe tė internetit, si dhe pėr shkelje tė normave tė privacisė dhe pronės intelektuale. Njė tjetėr pėrplasje ka qenė dhe ajo me kompaninė ‘ConnectU LLC’, e cila i kėrkoi Zuckerbergut dėme, pėr njė tė ashtuquajturėn shkelje tė kontratės.
Klasifikimi
Renditet sė bashku me emrat e njerėzve mė tė famshėm dhe tė pasur tė planetit, si Warren Buffett, Bill Gates, Roman Abramovich, Silvio Berluskoni etj, dhe pse familja e tij nuk ka njė pasuri e cila matet me gjashtė zero. Gjithēka ai zotėron, e ka arritur falė shpikjes sė tij, rrjetit tė komunitetit mė tė famshėm nė botė. (G. Shqiptare)
Back to top Go down
View user profile http://www.sh-crew.com
 
Mark Zuckerberg, ideja qė e bėri miliarder !!
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Mark Zuckerberg giving $100MM to Newark schools
» Dynaco Mark III guitar amp
» Vintage mark 3 transformer vs. New Production
» Restoring a pair of Mark IV mono blocks
» Mdina Glass by Mark Hill

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
www.shkupi-hackers.com :: Lajme te portalit ( Teknologjija, shkenca dhe Website)-
Jump to: